Altin Dumani kritikon kallëzimet e partive politike për krimet zgjedhore: “Të paplota dhe të pasakta” – Kërkon trajnim për prokurorët e SPAK dhe BKH

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka ngritur shqetësimin për cilësinë e kallëzimeve të bëra nga partitë politike lidhur me krimet zgjedhore, duke i cilësuar ato si të “paplota dhe jo të sakta”.


Në një deklaratë publike, ai nënvizoi se këto mangësi kanë vështirësuar punën e Prokurorisë së Posaçme dhe kanë ndikuar në ecurinë e hetimeve.

“Sfidat nuk kanë qenë të pakta. Kallëzimet e partive politike kanë rezultuar të paplota dhe shpesh të pasakta,” – deklaroi Dumani.

Altin Dumani theksoi se është e domosdoshme rritja e kapaciteteve profesionale të strukturave të drejtësisë për të përballuar në mënyrë efikase hetimet për krimet zgjedhore. Ai kërkoi:

– Trajnim të vazhdueshëm për prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së;

– Ndërgjegjësim publik dhe fushata informuese për të inkurajuar denoncimet;

– Garanci ligjore më të forta për mbrojtjen e dëshmitarëve;

– Përdorim më të mirë të teknologjisë dhe analizave të të dhënave për të identifikuar më shpejt rastet e shkeljeve gjatë zgjedhjeve.

Altin Dumani: Sfidat nuk janë të pakta, duke iu referuar materialeve të partive politike që kanë mbërritur në SPAK kemi vënë re që kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota dhe shpesh jo të sakta.

SPAK është vendosur në kontakt me denoncuesit e partive politike dhe pas verifikimeve është konkluduar se për çdo problematikë të ngritur nga subjektet politike apo organizatat e shoqërisë civile, SPAK ka bërë verifikimet përkatëse për çdo kallëzim të bërë.

Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit. Gjithashtu është e nevojshme mbështetja e trajnimit të vazhdueshëm të prokurorëve e hetuesve të BKH-së për trajtuar me efikasitet rastet e krimit zgjedhor.

Të shfrytëzojmë më mirë teknologjitë e reja dhe analizat e të dhënave për të identifikuar më mirë rastet e shkeljeve zgjedhore”, tha Altin Dumani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme