Ankimoi vendimin e GJKKO-që e dënoi me burg, Apeli i Posaçëm jep vendimin për Guxim Zenelajn!

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për ankimimin e bërë nga ish-gjyqtari Guxim Zenelaj, i cili kundërshtoi dënimin me 6 muaj burg për fshehje pasurie, dhënë nga GJKKO.


Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, por me disa ndryshime në ekzekutimin e dënimit:

                1-Pezullim i ekzekutimit të dënimit me burgim;

                2-Zëvendësim i dënimit me burgim me detyrimin për të kryer 100 orë punë në interes publik.

Sipas vendimit të shpallur më 26 qershor 2025, Zenelaj duhet të kryejë këtë punë brenda një afati 6-mujor, që nis nga dita e ekzekutimit të vendimit.

Zyra Vendore e Shërbimit të Provës në Tiranë do të përcaktojë:

  • Llojin e punës që do të kryhet;
  • Vendin e kryerjes;
  • Ditët përkatëse të javës;
  • Obligimin për të qëndruar në kontakt me institucionin gjatë gjithë periudhës së ekzekutimit.

Gjithashtu, Apeli vendosi që shpenzimet gjyqësore, përfshirë ato të gjykimit në apel, t’i ngarkohen të dënuarit.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 26.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 38 akti, datë 06.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., ndaj vendimit nr. 26, datë 17.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 17.03.2025, të Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
• Në zbatim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet:
1- Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim,
2- Zëvëndësimi i dënimit me burgim me detyrimin e të denuarit G.Z. për të kryer një punë në interes publik, për një kohë prej 100 orësh.
• Puna në interes publik, të kryhet nga i dënuari brenda gjashtë muajve, duke filluar ky afat nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.
• Detyrohet i dënuari G.Z. të kryejë llojin e punës, në vendin e kryerjes së saj dhe në ditët përkatëse të javës, sipas përcaktimeve të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
• Detyrohet i dënuari G.Z. të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit G.Z.
4. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë, më datë 26.06.2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme