Bullgaria nuk do të vendosë kushte të reja për Maqedoninë e Veriut, as nuk do ta shndërrojë procesin në një proces dypalësh, tha kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov nga Brukseli.
Para fillimit të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, Zhelyazkov u takua sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, nga i cili, sipas kryeministrit bullgar, mori siguri se Këshilli do t’i përmbahet në mënyrë strikte kompromisit të vitit 2022.
Sipas tij, tema e identitetit dhe gjuhës në raportin e Parlamentit Evropian është një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e publikut në Bullgari dhe Maqedoni nga çështja kryesore e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të bullgarëve në Maqedoni.
“Qëndrimi ynë është plotësisht në përputhje me atë të shprehur në deklaratën e Kuvendit në maj të këtij viti, e cila i jep garanci të mjaftueshme Maqedonisë së Veriut se Bullgaria nuk do të vendosë kushte të ndryshme dhe as nuk do ta shndërrojë procesin në një proces bilateral dhe se ai do të shihet nga ne nga pozicioni i një shteti anëtar të BE-së dhe Këshillit Evropian si një marrëdhënie midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. I kërkova Koshtës t’u tërhiqte vëmendjen kolegëve nga Maqedonia e Veriut se gjuha e urrejtjes nuk e ndihmon këtë proces, përfshirë dialogun e ndërsjellë midis dy vendeve, i cili duhet të bazohet në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë”, tha Rosen Zheljaskov, Kryeministër i Bullgarisë./ Alsat.mk