Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme (27 qershor) një pronë private në fshatin Peshtan, Fier, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas burimeve paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit, e cila ndezi flakët që më pas u përhapën me shpejtësi.
Zjarri ka shkrumbuar rreth 400 dengje bari, si dhe një stallë bagëtish, brenda së cilës ndodheshin mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera. Fatmirësisht, në momentin e zjarrit, bagëtitë nuk ndodheshin në stallë, duke shmangur një tragjedi më të madhe.
Dëmi paraprakisht vlerësohet në rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat lokalizuan dhe neutralizuan flakët, duke penguar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.