Edhe kur jeton në botën e vrasësve, sillu si banorë i tokës së dinjitetit dhe bujarisë!

Lufta izraelito-iraniane u ndërpre. Fat për këto dy vende dhe për Lindjen e Mesme.
Por në Gazë vazhdon vrasja e fëmijëve të uritur siç vazhdon që kërkimi i palestinezëve për ushqim ta dënohet me vdekje.
Sipas gazetës Hauret ushtarët izraelitë të vendosur në Gaza janë urdhëruar të hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë të paarmatosur që presin ndihmë humanitare.
Edhe pa këto raportime mediatike është e qartë: Izralit i është dhënë mjaftueshëm kohë dhe mundësi që t’i shfarosë palestinezet dhe Gazën ta shndërrojë në hapësirë ku nuk do ketë kush të rrëfejë se çka ka ndodhur dhe ku askush nuk do mundë të jetojë.
Ndërkohë mbase të gjithë harrojnë se edhe kur tokën e lë të shkretë dhe pa njerëz që do shkelin mbi të, mbetet diçka që nuk e harron piskamën e nënave: gjaku i fëmijëve me të cilin është ujitur ajo toke.
Gjak nga i cili herdio-kurdi do mbijë bima e së vërtetës se në këtë botë janë zhvilluar me qindra konflikte ku kanë pësuar fëmijë e të pafajshëm, por Gaza është ai kufiri që ndanë vrasësit që e fshehin krimin dhe ata që bëjnë gjenocid të cilin e gjithë bota e shikon.
Dhe tani shtrohet pyetja nëse ia vlen të shkruash e të reagosh kur shihet qartë se Izraelit i është mundësuar të vret sa të dojë, kur të dojë dhe këndë të dojë.
Pa dyshim se ia vlen. Njësoj siç ia vlen që edhe kur jeton në botën e vrasësve, të sillesh si banorë i tokës së dinjitetit dhe bujarisë! (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme