I dënuar në Itali për shfrytëzim prost*tucioni, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.


I arrestuari është shtetasi Lazër Vladaj, i njohur edhe me identitetin Cristian Manea, banues në Shkodër. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori shqiptar.

Vladaj ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”.

Interpol Tirana mësohet se është në kontakt me Interpol Romën, me qëllim përfundimin e procedurave të ekstradimit të Vladajt drejt Italisë, ku ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Njoftimi

Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme