Situata me zjarret në vend/Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra në 24 orë, mbi 56 hektarë të djegura! Ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 26 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, të cilat janë neutralizuar pas një angazhimi të pandërprerë të forcave operacionale në terren.


Zjarret janë regjistruar në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Dibër, Korçë, Tiranë, Kukës, Durrës dhe Berat, ku kryesisht kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi. Si pasojë, janë djegur rreth 56 hektarë me pemë, shkurre dhe barishte.

Në dy raste, zjarret kanë prekur objekte private, duke shkaktuar dëme materiale:
– Në Durrës, një vatër zjarri në një treg industrial shkaktoi dëme të konsiderueshme në mallra dhe pajisje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.
– Në Kuçovë, një tjetër zjarr përfshiu dy puse nafte në fshatin Kozare, duke shkaktuar dëmtimin e dy elektromotorëve. Sipas hetimeve paraprake, shkaku i rënies së zjarrit dyshohet të jetë këputja e telave të tensionit të ulët.

Në terren u angazhuan:
– 64 automjete zjarrfikëse
– 449 forca operacionale
– 14 efektivë të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse
– 1 helikopter Cougar për mbështetje ajrore

Ministria paralajmëron se rreziku nga zjarret mbetet i lartë, veçanërisht në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave. Në qarqet e tjera, niveli i rrezikut mbetet “i moderuar”.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijon të monitorojë situatën dhe është në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përkeqësimit të kushteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme