Mickoski-Kos: Konfirmohet mbështetja e Komisionit Evropian për progresin e Rajonit në rrugën evropiane

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë dy-ditore në vend me rastin e Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Mickoski thekson se në takim u diskutua perspektiva evropiane e rajonit, me fokus në zbatimin e reformave, realizimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe promovimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane.

“Theksova vendosmërinë e fortë të Qeverisë për t’u integruar në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave të konsiderueshme në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital.

Komisionerja Kos përshëndeti agjendën e reformave të Qeverisë dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e Rajonit në rrugën evropiane.

Theksova se takimi është një konfirmim i rolit të rritur të shtetit në proceset rajonale dhe evropiane, si dhe njohje e energjisë së re me të cilën Qeveria po udhëheq reformat dhe po krijon një të ardhme të parashikueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët”, njofton Mickoski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme