“Edhe sikur të vdes, nuk i heq”- Bariu nga Lazarati zapton kullotat e gjithë fshatit! Banorët e denoncojnë në “Tak Fak”

Një denoncim i pazakontë ka ardhur në emisionin “Tak Fak” në News24, nga fshati Sheper në Zagori, vendlindja e poetit të njohur Andon Zako Çajupi, ku banorët janë përballur me një konflikt për kullotat e përbashkëta që, sipas tyre, janë zaptuar prej vitesh nga një bari nga Lazarati.


Banorët pohuan se bariu i quajtur Afrim ka zënë me dhunë kullotat e fshatit, pavarësisht se komuniteti kishte pasur një kontratë të vlefshme me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Libohovë, të fundit të firmosur në vitin 2023.

Kontrata nuk është rinovuar ende për vitin 2025, çka ka krijuar një vakum ligjor të cilin Afrimi duket se e ka shfrytëzuar.

Gazetarja e emisionit u përballë drejtpërdrejt me bariun, i cili, edhe pasi iu tregua kontrata, refuzoi të largohej nga territori i zënë. “Edhe sikur të vdes tani, nuk i heq,” u shpreh ai, duke kundërshtuar çdo ndërhyrje dhe duke theksuar se nuk ka ndërmend ta lëshojë kullotën.

Banorët e Sheperit kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve për të zgjidhur konfliktin dhe për të rikthyer të drejtën mbi kullotat që, sipas tyre, u përkasin me të drejtë historike dhe kontraktuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme