PD denoncon zjarrin në landfillin e Elbasanit: “Inceneratori s’ka djegur asnjë ton plehra, vetëm para!”

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar nga zjarri që ka përfshirë prej dy ditësh landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar ngjarjen si simbol të “vjedhjes së ngritur në sistem” dhe kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve.


Në një deklaratë publike, anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi, ka akuzuar qeverinë se po helmon qytetin me menaxhim të dështuar të mbetjeve dhe keqpërdorim të fondeve publike.

“Zjarri që ka rënë që prej ditës së djeshme në landfillin e Elbasanit është një tjetër provë se si vjedhja e ngritur në sistem po i kushton qytetarëve jo vetëm në financa, por edhe në shëndet dhe siguri jete,” – deklaroi Himçi.

Ai theksoi se inceneratori i Elbasanit, i ndërtuar në vitin 2017 me një kosto prej 26 milionë euro, nuk ka djegur asnjë ton mbetje dhe nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji, duke e quajtur këtë një skemë për djegie parash, jo mbetjesh.

Deklarata e plotë:

Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në landfillin e Elbasanit është një tjetër provë se si vjedhja e ngritur në sistem po i kushton qytetarëve jo veten ne financa por edhe ne shendet dhe siguri jete.

Në vend që mbetjet të digjeshin pak metra më tutje, në inceneratorin që ka kushtuar jo pak, por 26 milionë euro, dhe që qytetarët e paguajnë nga taksat e tyre pikërisht për këtë qëllim, zjarri, i cili duket se ka dalë jashtë kontrollit, përveçse akuzë për një qeveri të korruptuar që nuk ka lënë gjë pa bërë, tashmë po helmon gjithë Elbasanin.

Inceneratori i Elbasanit, që nga ndërtimi i tij në vitin 2017, nuk ka djegur asnjë ton plehra dhe nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji. Por para po djeg pa fund. Vitin e kaluar, një kompani e afërt me Ramën fitoi tenderin e shpallur nga kompania shtetërore “Eco Alb” për menaxhimin e mbetjeve në landfill, me vlerë rreth 400 mijë euro, duke u favorizuar jo pak nga Latja i Elbasanit.

Zjarri në landfillin e Elbasanit nxjerr në pah nevojën emergjente që Edi Rama kishte në këtë qytet për të vjedhur vota. E pra, duket qartë se Sara e Suel Çelës, Olsi i Vettingut, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do jenë garancia e vjedhjeve dhe mbulimi i skandaleve në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është edhe tymi i landfillit që prej dy ditësh po helmon familjet e këtij qyteti.

Ky zjarr toksik eshte edhe kujtesa e hidhur se kur zgjedhjet jane farse, askush nuk jep llogari.

Jemi ne diten kur askush as nuk kerkon me llogari.

Partia Demokratike eshte i vetmi ze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme