Fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj do ta rrisë kualitetin e jetës për qytetarët e Prishtinës dhe Obiliqin, pasi mundëson një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes.
Kështu u tha në përurimin e kësaj fabrike, e cila ka kushtuar 35 milionë euro.
Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullah, në përurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj, ka thënë se me lëshimin në përdorim të kësaj fabrike do të mundësohet një furnizim i qëndrueshëm me ujë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kjo fabrikë do ta rrisë kualitetin e jetës për qytetarët e Prishtinës dhe Obiliqin. Ai tha se tash e tutje Prishtina nuk do të jetë narrativë për mysafirët se pas orës 24:00 do të ndalet uji.
Veseli shtoi se edhe shumë qytete tjera kanë probleme me ujë dhe se duhet të angazhohen për zgjidhjen e atij problemi.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi se është kënaqësi që po zgjidhin problemet me të mëdha për qytetarët siç është uji, ngrohja qendrore e tjera.
© KOHA.