Më datë 02.07.2025 në orën 21:40 dhe 00:10 në Tetovë dhe në fshatin Nerasht, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Tetovë dhe NjP Jegunovcë, kanë privuar nga liriapersonat J.K.(45) dhe D.K.(46), të dy nga fshati Nerasht, të cilët po atë ditë në orën 20:00 janë denoncuar në Stacionin Policor të Jegunovcës nga A.B. (45) nga fshati Dvorcë e Shkupit, se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa kombëtare norvegjeze, në fshatin Orashë e Poshtme, të njëjtit me automjetin e pasagjerëve “Opel Astra” ia kanë bllokuar rrugën, gjatë së cilës J.K. e ka kërcënuar me armë. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet një parashtresë përkatëse.