Sulme të shtuara nga arinjtë në Malësinë e Tetovës/ Banorët ankohen, s’dinë të mbrohen

Një banore 41-vjeçare e Siniçanit të Tetovës, i shpëtoi më të keqes nga sulmi i një ariu që kishte hyrë në oborrin e shtëpisë. Gruaja ka pësuar lëndime dhe është shtrirë për kurim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Banorët e malësisë së Tetovës thonë se kohën e fundit arinjtë kanë zbritur shumë poshtë. Kërkojnë ndërhyrjen e Institucioneve

“Ditëve të fundit, fshatrat e malësisë së Sharrit por edhe pjesa e poshtme e fshatrave, janë në hall me paraqitjen e arinjve. Përveç dëmeve që bëjnë tek bagëtitë dhe bletët, së fundmi sikur rasti i ditës së djeshme në fshatin Sinican, kanë filluar sulme edhe në njerëz”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Rastet e sulmeve dita ditës po shtohen, dje ishte sulmi në fshatin Siniçan ndaj një 41 vjeçareje ndërsa babë e bir janë sulmuar edhe në fshatin Gajret ë Tetovës.

“Ky fenomen nuk është vetën në fshatrat e malësisë por në bazë të informatave që kemi ka pasur raste kur arinjtë janë ofruar shtëpive dhe kanë bë dëme materiale si tek bletarët që shpejt ndodhi. Por edhe një bashkëvendas në vitin e shkuar u sulmua duke udhëtuar me djalin e tij dhe me kalë fizikisht, por nga piskama ka ikur megjithëse e ka sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital. Si banorë kërkojmë nga organet të ndërmarrin diçka mos presin të ketë viktima edhe në njerëz”, tha Rexhep Halili, kryetar i BL Gajre.

“Frikësohemi sigurisht se veç kur e sheh atë frikësohesh por dëme ende skanë bë. Por ka, ka shumë”, u shpreh një banor i Shipkovicë.

Nga Parku Kombëtar mali Sharr apelojnë banorët që rastet t’i lajmërojnë në polici dhe tek Parku Kombëtar, por assesi t’i trembin apo vrasin arinjtë sepse dënimet janë të mëdha.

“Ariu si egërsirë është ën mbrojtje të përhershme nga shteti dhe kjo është e rregulluar me Ligj, që u soll dy vite më parë. Andaj Ariu nuk lejohet të vritet apo të shqetësohet sepse ka dënime serioze. Nëse vërehet dëm nga ariu duhet të lajmërohet brenda 24 orëve dhe komisioni del për të konstatuar dëmin dhe vërteton nëse është nga ariu apo nga kush. Këto raste duhet të lajmërohen edhe në MPB”, deklaroi Millorad Andieski, Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

Në Malin Sharr për momentin janë në lëvizje qindra arinj të cilët si pasojë e mungesës së ushqimit, por edhe deponive të egra shpesh përfundojnë në brendi të fshatrave. Banorët e fshatrave të malësisë së Sharrit thonë se, përveç arinjve, problem kanë edhe me dhelprat që janë në numër tejet të madh dhe shkaktojnë dëme të mëdha. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme