“Njëri ka qejf të dali në media ndërkombëtare, tjetri…”, Lorenc Vangjeli: Rama dhe Farage janë populistë, debati për shqiptarët në Britani do mbyllet me “win-win”

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisionin “Log.” në News24 debatin e verës mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, lidhur me numrin e shqiptarëve të përfshirë në aktivitete kriminale dhe të dënuar në burgjet britanike.


Sipas Vangjelit, në Mbretërinë e Bashkuar është ndërtuar një mit rreth figurës së “shqiptarit kriminel dhe bandit”, i ushqyer edhe nga promovimi i jetës luksoze të disa personazheve në rrjetet sociale.

Vangjeli tha se si Rama ashtu edhe Farage po e nxisin këtë debat për përfitime politike, duke i cilësuar të dy si figura populiste. Sipas tij, kjo përballje publike ka më shumë karakter simbolik dhe do të mbyllet së shpejti me një situatë të favorshme për të dyja palët.

Lorenc Vangjeli: Ke ato fotot e IA kisha dëshira të thoja diçka. Duket sikur  i ka dalë subkoshienca në foto. Nëse e shikoni ai është mbuluar me flamurin britanik kurse partneri është me flamurin shqiptar. Kjo është sëmundje e vjetër e njerëzve që drejtojnë këtë, i duket Shqipëria si një xhaketë që i rri ngushtë. Sikur të udhëhiqja Britaninë nuk do ishte ai vendi me mjegull.

Ky debat duket si i krijuar nga hiçi. Nuk bihet dakord sa është prania reale e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. është radha e shqiptarëve. Është krijuar miti i shqiptari bandit dhe kriminel, dikur ka qenë e somalezëve, indianëve, polakëve. Tani është radha e shqiptarëve, banditi shqiptar ka një tipologji të veçantë. Ai nuk i quan paratë nëse nuk i hedh në Instagram, nëse nuk i konverton në makina të zhurmshëm, vila, pushime. E bën të dukshme. Krimi shqiptar është i dhunshëm, i egër. Është ende në adoleshencë.

3 dekada krim kemi. Është edhe budalla. Banditi shqiptar është me xhaketë të kuqe, me atlete dhe bluzë të bardhë. Pjesa tjetër është me kravatë, e padukshëm dhe nuk përfundon në statistikë. Thelbi i debatit është një çik provincial. Rama dhe Farage, kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy janë populist, narcizistë të dy e yshtin këtë debat. Rama e ka me qejf të dali në median ndërkombëtare. Tjetri luftën ndaj emigracionit e ka gur themel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme