PROF. DR. KIM DRASA
A jeni ju duke pasur krizë të moshës së mesme?
A mundet ju të na tregoni: Çfarë ju po ndjeni? Ose nuk po ndjeni?
A jeni në një periudhë depresioni?
A jeni në periudhën e ardhjes graduale të Menopausës? Ose jeni në një tranzicion normal nga një fazë në një fazë tjetër pra nga Perimenopausa në Menopause? (lexoni artikullin tim Perimenopausa).
(1) A ËSHTË KRIZA E MOSHËS SË MESME NJË MIT?
Për disa kohë, profesionistët e shëndetit mendor kanë debatuar nëse krizat e moshës së mesme janë reale. Termi “Kriza e mesme” mbi të gjitha, nuk është njohur si një diagnozë e shëndetit mendor. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve mund të tregojnë se cila është kriza e moshës mesme, një studim për kohë të gjatë zbuloi që pothuaj vetëm 26 të pranishëm kishin raportuar që kishin pasur një krizë, të tillë.
Nuk është problem se si ne e quajmë këtë periudhë, të jetës, por kjo është një periudhë e tejzgjatur *të keqardhjes dhe *pyetjeve midis 40-60 vite, të moshës dhe është afërsisht universale për të dyja gjinitë, së bashku. Studiuesit kanë njohur për dekada se lumturia jonë arrin në një pikë të ulët në të, përpara se të rimëkëmbet, ndërsa plakemi. Në fakt, grafikë të shumtë në formën U-je i hartojnë majat dhe luginat të kënaqësisë personale. Me studime të kohës duhet të përcaktojmë diferencimet midis grave dhe burrave, në jetën e mesme.
(2) PRA, SI DUKET KRIZA E MOSHËS SË MESME TË GRAVE?
Ajo duket sikur po qan gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, “nga largimi i fëmijës tënd nga universiteti”. Ajo duket sikur nuk po dini se çfarë po bëni. Duket si një ftesë që e ke hedhur në plehra, sepse nuk u bëtë, gjithçka që deshët të bëheni.
“Njësoj sikur zgjohesh në mesnatë si e *mbështjellë me shqetësimin financiar ose si *divorci ose si një *kujdestare e rraskapitur dhe një *bel (femre) që nuk e njihni”.
Kriza në mes të jetës, një herë, më parë, ka qenë përcaktuar në përputhje me normat gjinore. Gratë ishin të dis-orientuara dhe të zhgënjyera në lidhje me këtë ndryshim kurse burrat nga ndryshimet në karrierë. Ndërsa, gratë, më tepër, ndjekin karrierën dhe bëhen shtylla e familjes dhe ankesat e moshës së mesme janë zgjeruar, në diapazon. Llojet e krizës në moshën e mesme (midlife) varen sipas llojit të femrës që po e kalon këtë periudhë kritike, të moshës së vet.
3) ÇFARË SJELL KJO KRIZË PËR GRATË?
Nora Ephron (specialiste e kësaj fushe) ka thënë: “Ju nuk do të jeni më, kurrë, siç jeni, fikse, e pandryshueshme, përgjithmonë”.
Ne të gjithë ndryshojmë dhe kriza e moshës së mesme është evidente.
(a) A është kjo pjesërisht një proces fiziologjik?
Gjatë perimenopausës dhe menopausës (artikulli im, e keni në profilin tim, në fb), ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë drejt këtij problemi, madhorë. Në përputhje me doktorët e Mayo clinik, rrënja e nivelit të Estrogenit dhe Progesteronit mund të interferohet me *Gjumin; *Luhatje të moods (humori);*Reduktim të nivelit, të energjisë tuaj.
Menopausa mundet, gjithashtu, t’ju shkaktojë:*Humbje të memories;*Ankth;*Shtim në peshë dhe *Rrënje të interesit në bërjen e gjërave që ju kanë bërë të lumtur.
(b) A është pjesërisht emocionale?
Me kohë ju arrini në moshën e mesme. Ajo është koha, në aspektin, që ju keni kaluar eksperienca për disa trauma ose humbje. Gjithashtu, mund të keni kaluar *Vdekjen e ndonjë familjari;*Ndryshime, sinjfikante, në identitetin tuaj;*Divorce;*Abuzime emocionale ose fizike;*Episode të diskriminimit;*Humbje të fertilitetit (pamundësi me ngel shtatzënë);*Sindromin e foleve boshe dhe *Eksperienca të tjera që mund t’ju kenë lënë, juve, me një ndjenjë të vazhdueshme pikëllimi.
(c)A është ajo pjesërisht shoqërore?
Shoqëria jonë e fiksuar nga rinia nuk është, gjithmonë, e mirë për gratë në moshën e mesme, të jetës së tyre. Si shumë gra, ju mund të ndjeheni si të padukshme pasi ju arrini në moshën e mesme. Ju mund të ndjeheni në presion për të maskuar shenjat e moshës tuaj, në advance. Ju mund të jeni në vështirësi, nga këto simptoma, të kujdeseni për fëmijët e tuaj dhe të keni fuqi e dëshirë për t’u kujdesur për prindërit tuaj që janë në moshë të madhe. Ju mund të jeni, në vështirësi, për të zgjedhur midis kujdesit për fëmijët dhe karrierës që burrat tuaj që janë edhe ata në moshë të madhe. Gjithashtu, divorci ose hendeku i pagave mund të nënkuptojë që ju keni ankth, kronik, financiar.
4) ÇFARË JU MUND TË BËNI RRETH KËSAJ KRIZE; TË MOSHËS SË MESME?
Në “Mësimin me ec në errësirë,” Barbara Brown Taylor kërkoi “Çfarë ndodh në qoftë se unë do të ndjek një nga frikat e mia, të mëdha, gjatë gjithë rrugës, në buzë të humnerës, merr frymë dhe vazhdo rrugën? A nuk ka ndonjë shans për t’u befasuar nga ajo që ndodhë atje?” Mosha e mesme mund të jetë mundësia më e mirë për ta zbuluar atë.
Në qoftë se shkencëtarët e skemës- Ue kanë të drejtë, gjendja e keqe e moshës së mesme mund të zgjidhet vetë, me kalimin e moshës. Por në qoftë se ju doni që ta kaloni sa më lehtë këtë pjesë të jetës duke mos pritur rritjen në moshë, pra mos të bëni asgjë për ta kaluar sa më lehtë komplikacionet e moshës mesme, këtu po ju paraqes disa opsione që ju mund t’i aplikoni dhe këto janë:
Fol me doktorin: Shumica e simptomave, me mbivendosje, të krizës të moshës së mesme që janë: *Depresioni; *Ankthi dhe *Balanca hormonale. Në qoftë se ju jeni duke kaluar *Moshën e mesme blu, doktori mund t’ju përshkruajë terapinë e rivendosjes hormonale (kujdes se kjo për mua është gabim); *Antidepresant ose mjekime *Kundra ankthit duke menduar se mund t’ju përmirësojë këto simptoma tronditëse.
Fol me një terapist: Terapia cognitive,*Stërvitje për jetën ose një grup mjekimi që mund t’ju ndihmojë *Të punoni përmes pikëllimit,*Manaxhoni ankthin, dhe të planifikoni një mënyrë drejt *Përmbushjes më të madhe. Fol me mikeshat tuaja: Një studim në 2012 tregoi se sa dinë shumica e grave rreth eksperiencës se dorës së parë që ato mund ta kenë kaluar këto simptoma, të moshës së mesme. Mosha e mesme kalohet më lehtë në qoftë se ju jeni të rrethuara nga miq, të vërtetë dhe të ditur. Gratë me këto mikesha kanë një shans më të madh për t’i kaluar sa më lehtë këto shqetësime se sa gratë që nuk komunikojnë me mikesha. As pjesëtarët e familjes nuk e kanë impakt më të lartë se sa kanë mikeshat. Rilidhja me natyrën: Studimet kanë treguar që shpenzimi i kohës jashtë shtëpisë, bile edhe sikur për pak minuta, në ditë, mund të ngrejë moralin dhe t’ju përmirësojë konceptin tuaj për këto simptoma. *Qëndrimi në bregdet, *Banjo në pyll dhe *Eksperienca jashtë shtëpisë, të gjitha ju ndihmojnë të mposhtni mërzitjen dhe ankthin. Provoni mjetet e lejueshme në shtëpi dhe hani shëndetshëm: Këtu do ju them disa lajme të mira: Ju deri në këtë moshë nuk duhet të hani, kurrë, makarona dhe djathë, gjithmonë. Ju duhet të hani *Ushqime të mira, *Jeshillëqe me gjethe, *Fruta, *Zarzavate të të gjitha ngjyrave të Ylberit dhe *Proteina të varfra. Dieta juaj mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë dhe të ndjeheni më mirë (lexoni online artikullin tim: “Jetëgjatësia”). Melatonina dhe suplementet mund t’ju ndihmojë të keni një gjumë më të mirë dhe mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e ankthit.
– Mbaj shënim ato që ke realizuar: Jo vetëm fitoret, gradat shkencore ose titujt e punës. Shkruaj të gjitha:*Traumat që ju i keni mbijetuar, *Njerëzit që ju keni dashur , *Miqtë që ju keni shpëtuar, *Vendet që ju keni udhëtuar,*Vendet që ju keni qenë vullnetar, *Librat që keni lexuar, *Bimët që keni menaxhuar, jo me i vra. Dijeni se kjo periudhë gri nuk është e gjithë historia juaj. Merrni kohë për të nderuar të gjitha që ju keni bërë dhe keni qenë.
Hidhni hapa drejt një të ardhmeje të re: Novelisti George Eliot tha: “Ajo nuk është kurrë vonë me qenë çfarë ju mund të kishit qenë.” Merr kurse online, bëni disa kërkime për një novel, hap një kamion me ushqime ose bëj një fillim të ri. Ju nuk mund të rregulloni rrënjësisht familjen tuaj ose në karrierën tuaj për të bërë një ndryshim thelbësor, në lumturinë tuaj”.
· L e x o n i l i b r a q ë j u *inspirojnë,*fuqizojnë ose ju *motivojnë për të provuar një variant të ri.
KONKLUZIONET FINALE
1.”Kriza e moshës mesme” mund të ketë një emër tjetër, si për shembull: *Pikëllim, *Rraskapitje, *Ankthi që mund të ndikojnë tek njerëzit për një periudhë më të gjatë midis 40 deri 60 vjeç.
2. Origjina mund të jetë: *Fiziologjike, *Emocionale, *Sociale.
3. Absolutisht, zbatoni porositë që ju shkrova, më sipër, derisa ta kaloni këtë fazë tranzicionale që mos t’ju zgjasë pafundësisht si fatkeqësisht që po ndodh me tranziconin shqiptar (pra deri në fund të jetës).
4. Gratë e kalojnë këtë fazë të keqe, moshës mesme, sipas tipareve të femrës. Pra, jo të gjitha gratë e kalojnë njësoj.
5. Absolutisht, kjo ndodhë *Jo vetëm nga ndryshime në trupin e femrës por sepse *Shoqëria kërkon ndryshime që ju të jeni: *Të kujdeseni për veten, *Shtylla e familjes, *Mbretëresha e bukurisë dhe këto ti kesh, të gjitha, përnjëherë.
6. Absolutisht, kjo është e mjaftueshme për të bërë që dikush të dëshirojë të marrë “Tornadon” e parë, jashtë qytetit.
7 . Absolutisht, mos pranoni të merrni Estrogen edhe kur ja u jep gjinekologu sepse rrezikoni për kancer Mitre.
8 . Absolutisht, në krizën e moshës mesme fillojeni ditën me leximin e këtij artikulli dhe të gjitha femrat ta mbajnë në bibliotekën, e tyre.
9 . Absolutisht, konsultën mjekësore fillojeni me mua si seksologu i vetëm në atdhe dhe si një nga 29 seksologët me famë botërore.
10. Absolutisht jeni të mirëpritur në klinikën ku bëj konsultat tre herë në javë (Hënë, Mërkurë, Premte).
Adresa: Klinika
“MULTI MEDICAL
CENTER,” Cel. 068-29-
20-327, “Komuna
Parisit,” Tiranë.
Autori, Seksolog & Urolog
President A.U.S.A.
“Maksut Drasa”/Gazeta Panorama