Temperaturat e larta/ Qeveria miraton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Qeveria ka miratuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të valës së të nxehtit, dhe aktivizohet faza e tretë e plan veprimit për parandalimin të pasojave nga i nxehti. Masat do të zgjasin deri më 8 korrik. Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi vendimin që të përjashtohen nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike sikurse shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme