Kasami: Nerova ishte e harruar nga shteti, BDI-ja të mos e keqpërdor ambasadorin

Shkolla e Nerovës, e cila ishte harruar nga shteti me dekada është transformuar në arenë debati. BDI-ja që për 22 vite ishte në pushtet nuk e zgjidhi hallin e banorëve, por pas vendimit të Qeverisë, sot i duartroket ambasadorit të Shqipërisë Denion Meidani i cili pas alarmimit të Alsat kishte vizituar Nerovën për të parë gjendjen nga afër. Bilall Kasami nga VLEN i apelon BDI-së opozitare që të mos keqpërdor Ambasadën dhe ambasadorin për pikë ditore politike, ndërsa uron që ambasadori të jetë në krye të detyrës për të përfaqësuar shtetin shqiptar dhe shqiptarët konform Kushtetutës dhe më pak të bjerë në ndikim të politikës ditore nga partitë që e kanë humbur busullën.

“Është për t’u habitur se si ambasadori e zgjidhi këtë problem. Nuk e di a ndërtoi objektin apo legalizoi tokën apo e kërcënoi shtetin ndoshta me ndonjë armë bërthamore që shteti pastaj të marrë masa adekuate. Mendoj se janë lojëra shumë të ulëta. Edhe këtë rast, shkolla e Nerovës u zgjidh si rezultat i vullnetit pozitiv të kësaj qeverie. Një problem i trashëguar nga Qeveria paraprake pa shumë zhurmë, pa shumë bujë… Ata kanë mashtruar, ne po realizojmë në përditshmëri projekte. Uroj që kjo të mos jetë agjendë e ambasadorit, por të jetë një dëshirë e Bashkimit Demokratik për Integrim për të keqpërdorur një post kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë siç është ambasadori dhe Ambasada e Shqipërisë”, tha Bilall Kasami, VLEN. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme