Me ceremoni solemne sot në Shkup është hapur zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka u shënua dhe 30 vjetori i vendosjes së marrdhënieve diplomatike ndërmjet Shkupit dhe Astanas.
Ambasadori i Kazakistanit, Satibaldi Burshakov, në fjalimin e tij theksoi se hapja e Ambasadës përfaqëson moment historik në marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Jemi dëshmitarë të momentit historik në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit, ashtu siç është shënimi i 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Viti që kaloi ishte i mbushur me aktivitete dhe mund të them se arritëm rezultate të përbashkëta. Kjo ngjarje përfaqëson hap të rëndësishëm drejt përforcimit të lidhjeve midis vendeve tona”, deklaroi Burshakov.
Ai potencoi se bashkëpunimi po thellohet në sektorë të shumtë, duke përfshirë edhe energjetikën, shëndetësinë dhe teknologjinë.
Si pjesë e aktiviteteve ai përmendi edhe takimet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska dhe ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, si dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal me qytetet e Kumanovës dhe Karagandës.
“Historia jonë e përbashkët, që kur të dy vendet fituan pavarësinë në vitin 1991, ka hedhur themel të fuqishëm për një partneritet që vazhdojmë ta ndërtojmë edhe sot. Jemi të bindur se para nesh janë hapur horizonte të reja dhe se inciativat e përbashkëta do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet tona”, shtoi ambasadori.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, përshëndeti vendimin e Kazakistanit për të hapur ambasadë rezidente në Shkup, duke e përshkruar atë si një “hap miqësor dhe pozitiv”.
“Në vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të përparimit të dialogut tonë politik, përparimit të bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të mbështetjes ndërkombëtare. Hapja e ambasadës rezidente është shprehje e qartë e angazhimit të të dy vendeve për të forcuar komunikimin, pa dallim të dallimeve gjeografike”, tha Mucunski.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues diplomatikë dhe të ftuar nga sektori publik dhe privat.
Ngjarja ishte e ndjekur nga përfaqësuesit diplomatik dhe të ftuarit e sektorit privat dhe publik.