EMRI/ Iu gjetën armë zjarri dhe municione në banesë! Arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë Vladimir Çela, 50 vjeç, banues në Karbunarë, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak të mbajtura pa leje.


Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike”.

iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Pas kontrollit të befasishëm dhe sekuestrimit të provave materiale, në pranga ka rënë Vladimir Çela, të cilit iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit Vladimir Çela, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme