Rreziqet e verës, mjeku Alimehmeti: Uji i ndotur, ushqimet e prishura dhe infeksionet, çfarë duhet të dinë prindërit për fëmijët

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka dhënë një apel të qartë për qytetarët në prag të pikut të sezonit turistik, duke paralajmëruar për shtimin e rrezikut nga sëmundjet infektive gjatë muajve të verës.


I ftuar në emisionin “Medicus” në News24, Alimehmeti theksoi se temperaturat e larta, lëvizshmëria e shtuar e popullsisë dhe kontakti i shpeshtë mes individëve krijojnë kushtet ideale për përhapjen e infeksioneve bakteriale dhe virale.

Sipas tij, një ndër burimet më të zakonshme të infeksioneve është uji i ndotur, i cili mund të shkaktojë probleme serioze gastrointestinale, si dhe infeksione të lëkurës, veçanërisht te fëmijët.

“Uji sipërfaqësor që përdoret për larje apo përgatitjen e ushqimeve mund të jetë i kontaminuar. Te fëmijët shpesh shfaqen infeksione të veshit dhe të lëkurës pas ekspozimit në këto ambiente,” tha ai.

Gjithashtu, Alimehmeti paralajmëroi për rrezikun nga ushqimet e prishura ose me yndyrë të lartë, të cilat mund të shkaktojnë infeksione gastrointestinale që manifestohen me simptoma si marrje mendsh, të përziera dhe diarre. Në rastet më të lehta, trajtimi mund të bëhet në kushte shtëpie, por kur simptomat zgjatin, është e domosdoshme ndërhyrja mjekësore.

Mjeku u ndal edhe te fëmijët, duke theksuar se prindërit duhet të jenë vigjilentë ndaj plagëve që shfaqen në fytyrë apo gojë, pasi mund të jenë sinjale të infeksioneve serioze që kërkojnë kujdes të menjëhershëm profesional.

“Vera sjell ditë me diell, por edhe sfida për shëndetin. Kujdesi me ujin, ushqimin dhe higjienën është thelbësor,” përfundoi Alimehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme