Sezoni veror ka nisur me atmosferë të bukur dhe plot energji në një nga destinacionet më të dashura të bregdetit shqiptar Prestige Resort. Me hapjen zyrtare të sezonit, ky resort i njohur mirëpret pushues nga e gjithë Shqipëria dhe të huaj, duke përjetuar një përvojë të veçantë relaksi, argëtimi dhe luksi në çdo detaj.
Që në ditët e para, resorti është mbushur me zëra fëmijësh dhe të rinjsh që shijojnë çdo hapësirë të krijuar posaçërisht për ta. Pishinat e shumta, lodrat ujore në aqua park dhe ambientet e sigurta për lojë e zbavitje, e kthejnë Prestige Resort në një parajsë për më të vegjlit, prindërit e të cilëve ndihen te sigurt të përzgjedhin atë për argëtimin e vërtetë të fëmijëve te tyre
Prestige Resort ofron edhe një përvojë të jashtëzakonshme kulinarie. Kuzhina e rafinuar, me produkte të freskëta dhe receta që ndërthurin traditën me shijet moderne, është një nga arsyet pse shumë vizitorë rikthehen vit pas viti.
Akomodimi është një tjetër pikë e fortë. Dhoma të rehatshme, të dizajnuara me kujdes dhe një staf mikpritës që kujdeset për çdo detaj, e bëjnë qëndrimin në resort të jetë i qetë dhe i këndshëm. Nga mëngjesi i parë deri në perëndimin e diellit, çdo moment është menduar për të krijuar kujtime të bukura. Prestige Resort nuk është thjesht një vend për të kaluar pushimet. Është një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë.