Një rast i rëndë bullizmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët, ku disa vajza adoleshente janë filmuar duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një bashkëmoshatareje në qytetin e Fierit.
Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, shihen tre vajza, të cilat thërrasin njëra-tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, teksa ofendojnë, godasin dhe poshtërojnë viktimën. Vajzat e sulmojnë të renë duke e kapur për flokësh, duke e qëlluar me pëllëmbë dhe duke e detyruar të thotë fjalë ofenduese në drejtim të vetes dhe të tjerëve.
Në një moment, Marsi, e cila duket të jetë më agresivja në grup, dëgjohet duke kërcënuar rëndë vajzën.
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu… unë do të të rrjep si pula. Do të t’i heq leshtë e kokës, do të bëj tullace. Unë të kam mbajtur si motër!”
Më tej, vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe e detyrojnë adoleshenten t’i flasë atij me fjalë banale. Pas kësaj, Marsi e godet sërish dhe e shtyn drejt një zone me ferra.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa akoma deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Fierit.
PAMJE TË RËNDA
Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në… pic.twitter.com/v72vMMW8WI
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 6, 2025