Buxheti për FSK-në 51 milionë, për çdo vit shtohen nga 5 milionë

Ministria e FSK-së ka bërë të ditur se forcës së re do t’i ndahen nga 5 milionë euro më shumë për secilin vit. “Buxheti është 51 milionë për çdo vit dhe do të ketë rritje plus 5 milionë”, ka deklaruar për “Zërin” zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.

Ndërkohë, ka thënë se FSK-ja pas transformimit në ushtri do të pajiset me të gjitha ato mjete që ka çdo ushtri për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin.

Kurse, sipas projektligjit të hartuar, FSK-ja do të jetë e pajisur me ato armë të cilat do të jenë të nevojshme për forcën e re.

“FSK-ja do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK-së për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në dokument.

Sipas këtij dokumenti, FSK-ja është e autorizuar që ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe pajisjet që ka në përdorim me qëllim të përmbushjes së misionit të dhënë kushtetues dhe ligjor, vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për t’i arritur objektivat legjitimë të FSK-së, transmeton zeri.info.

Në të më tej bëhet e ditur se rekrutimi i personave në FSK nuk është i obligueshëm, por bëhet në mënyrë vullnetare. Sipas të njëjtit dokument, FSK-ja pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Kosovës dhe pjesëtarët e saj rekrutohen nga shtetasit e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, përderisa mosha minimale për të shërbyer në FSK është tetëmbëdhjetë vjeç, mosha më e lartë për t’u rekrutuar në FSK është tridhjetë vjeç për oficerë dhe 25 vjeç për grada të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme