Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja “Partizani”.
Ish-kryeministri mbërriti në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Berisha u shoqërua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.