Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 9 korrik një takim me të gjithë kryetarët e bashkive në vend, me fokus kryesor çështjet që lidhen me sezonin turistik.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ndër temat që do të diskutohen në këtë mbledhje janë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.
Kryeministri ka qenë i prerë në deklaratat e tij të fundit, duke paralajmëruar bizneset që kanë zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme me struktura dhe tenda, se do të përballen me masa të rrepta nëse nuk largohen brenda afatit të caktuar.