“Do kërkoj dëmshpërblim”, Jamarbër Malltezi pas lirimit nga GJKKO: 20 muaj i privuar nga liria për një proces politik

Pas lirimit nga masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut.


Ai deklaroi se prej 20 muajsh ishte i privuar nga liria nëpërmjet një procesi që e cilësoi politik, i cili sipas tij u “ndot rrugës” dhe që tani përfundoi me lirimin e tij.

Dhëndri i Berishës pretendon gjithashtu se gjatë këtij procesi është hetuar nga shteti në pesë breza të ndryshëm.

Malltezi njoftoi se do të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e pësuara, i cili pritet të arrijë në rreth 3 milionë lekë.

Jamarbër Malltezi: Ishte një farsë politike. Nuk ka një shtet ligjor por një shtet që lufton armiqtë e PS njësoj si në ‘45. Vendimi sot vjen pas 20 muajsh privim lirie. Thjesht me një urdhër politik të Ramës. Në kongresin e PS, Rama urdhëroi SPAK të procedojë Sali Berishën. Të njëjtën gjë kërkoi një diplomate e korruptuar si Yuri Kim. Një proces politik që u ndot gjatë rrugës. Kemi 16 letra sapo Rama urdhëroi të veprojë, SPAK kërceu çfarë të duash. 16 kërkesa brenda muajit.

30 vjet hetime nga instituti i sigurimeve shoqërore. Kush janë hetuar 5 breza jo një brez?

E kanë filluar me stërgjyshin tim para 90 vjetësh. Kam gjetur firmën e stërgjyshit tim.

Do jem në gjithë seancat dhe do përballemi. Ka kaq shumë gjëra qesharake. Duke filluar që nga pronat. Si u bë shteti pronar. Shteti u bë pronar njëlloj si Edi Rama. I nxori njerëzit me gaz lotsjellës nga Astiri.

Besoj se është 3 mln lekë, besoj se do e marrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme