Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë ndërmorën masa për të identifikuar të mitur që pas orës 24:00 mblidhen dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, duke konsumuar pije alkoolike dhe substanca narkotike.
Në dy lokacione në Kumanovë – në Parkun Shkollor dhe në lagjen “Goce Dellçev” – policia ka hasur gjithsej 92 të mitur. Personat janë dorëzuar te prindërit e tyre, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse ligjore – njoftoi SPB Kumanovë.
Policia ka ndërhyrë pas ankesave të qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga të miturit pas mesnate.