“Ligji 7501 shkatërroi bazat e bujqësisë shqiptare!”- Myshit Vorpsi: Ka qenë konsensus i të dyja forcave politike, kushti i PD-së ishte…

Myshit Vorpsi nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, ka folur mbi historikun dhe ndikimin e Ligjit 7501 për ndarjen e tokave bujqësore në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një ndër vendimet më të dëmshme për bujqësinë shqiptare.


Sipas Vorpsit, Ligji 7501 ka qenë një ligj konsensual, i miratuar nga të dyja forcat politike të kohës, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

“Kushti i vetëm ishte vendosur nga PD, që synoi dhe nguli këmbë që tokat duhet të kalonte në pronësi, sepse kishte një variant që të shpërndahej, të jepej në përdorim.”, u shpreh ai.

Vorpsi gjithashtu përmendi se ndarja e tokave kishte nisur që në fund të vitit 1989, kur çdo familjeje bujqësore iu dhanë nga 1-2 dynymë tokë afër qendrave të banuara, si një përpjekje për të përmirësuar gjendjen e rënduar të fshatit pas kolektivizimit ekstrem dhe tufëzimit të bagëtive.

“Në kooperativat bujqësore toka është ndarë për frymë, sipas numrit të frymëve që kishte një familje bujqësore ne korrik të 1990, sipas gjendjes civile. Nëse kishte një familje 4 persona, ajo do merrte rreth 2000-2500 metër katrorë tokë për frymë. Por ka pas edhe ndarje para ligjit 7501. Në fund të viti ‘89, është dhënë çdo familjeje bujqësore, fshatra nga 1-2 dynymë tokë”, përfundoi ai.

Myshit Vorpsi: Ligji 7501, ka qenë një ligj konsensual i të dyja forcave politike, PS dhe PD. Kushti i vetëm ishte vendosur nga PD, që synoi dhe nguli këmbë që tokat duhet të kalonte në pronësi, sepse kishte një variant që të shpërndahej, të jepej në përdorim.

Faktikisht, ligji i pronave ka dalë relativisht vonë, ka filluar privatizimi pas viteve, ’90, doli 7501 dhe ligji i kthimit dhe kompensimit të pronave ka qenë në 1993, dhe ka qenë vetëm për troje, jo toka bujqësore, ajo janë trajtuar me ligj vetëm me 9235, në ligjin e 2004.

Fondi i tokët bujqësore që kishte Shqipëria në vitin 90, ishte rreth 700 mijë hektarë tokë bujqësore, kishte shumë më tepër se para luftë. Rreth 300 e ca mijë ka qenë para ’44, por janë hapur toka të reja, livadhe dhe kullota u kthen në toka buke.

Fillimesh ka filluar ndarja e tokave se ish-kooperativave bujqësore, më vonë e tokave në përdorim për ish femrat. Në kooperativat bujqësore toka është ndarë për frymë, sipas numrit të frymëve që kishte një familje bujqësore ne korrik të 1990, sipas gjendjes civile. Nëse kishte një familje 4 persona, ajo do merrte rreth 2000-2500 metër katrorë tokë për frymë.

Por ka pas edhe ndarje para ligjit 7501. Në fund të viti ‘89, është dhënë çdo familjeje bujqësore, fshatra nga 1-2 dynymë tokë, afër qendrave të banuara që të mos ngatërroheshin, u quaj kopshti personal për të dale fshati nga ajo gjendje që ishte, jo vetëm që toka iu mor, po u tufëzuan bagëtitë e imta, çdo gjë. Gjendja e fshatit kishte ardhur në një gjendje skandaloze. E keqja më e madhe që solli 7501 shkatërroi bazat e bujqësisë shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme