Formimi i Ushtrisë së Kosovës, duket se është pika e vetme që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, nuk mendojnë njëjtë.
Derisa shefi i shtetit thotë që ushtria të bëhet me ndryshime ligjore, kështu nuk mendon shefi i Qeverisë, raporton KTV.
Mustafa ka thënë se ushtria do të bëhet në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë. Këta të fundit kanë kërkuar që ushtria duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese. Për ushtrinë ka folur edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke thënë se ushtria e Kosovës duhet të bëhet dhe se nuk duhet tërhequr nga nisma e presidentit Hashim Thaçi.
Megjithatë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Ymeri ka thënë po ashtu se kjo është iniciative e mangët dhe po bëhet për pikë politikë.