Shpend Ahmeti paralajmëron projekte përtej premtimeve

​Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim Drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope.​ Kryetari Ahmeti e njoftoi Drejtorin Hope për mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe arritjet gjatë këtij mandati.
Në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, ku Komuna e Prishtinës si një nga komunat e përzgjedhura do të fillojë implementimin e projekteve për qeverisje të  mirë në bashkëpunim me USAID, që nga muaji mars.
Ky është edhe viti i fundit i mandatit të kryetarëve të komunave të Kosovës, pasi që sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Me funkcionalizimin e fabrikës së ujit, Shpend Ahmeti përmbushi 11 nga 12 zotimet që kishte premtuar para se të zgjidhej në krye të Prishtinës. Se për cilat projekte do ta ketë mbështetjen e USAID-it, mbetet të shihet, mirëpo një gjë është e sigurtë – këto projekte do të jenë përtej premtimeve!/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme