Koreja e Veriut kërcënon: Nëse qëlloni qoftë edhe njëherë do hedhim në erë SHBA-në

Koreja e Veriut ka premtuar se do të nisë një sulm bërthamor ndaj SHBA-së nëse forcat amerikane që po stërviten në gadishullin Korean, qëllojnë qoftë edhe njëherë kundër saj.

Shteti vetmitar i Kim Jong-un lëshoi paralajmërimin e bujshëm, ndërkohë që Uashingtoni dhe Koreja e Jugut po marrin pjesë në disa stërvitje masive ushtarake në rajon, shkruan “Daily Star”

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë pranoi se lufta me Korenë e Veriut është tashmë një opsion “në tavolinë”.

“Ushtria Popullore Koreane do të zvogëlojë bazat e agresionit dhe të përqendrohet tek raketat e pamposhtura me mbushje bërthamore, për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe lumturinë e njerëzve të saj, në rast se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut gjuajnë qoftë edhe një plumb të vetëm në territorin tonë”, ka thënë në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ./SYRI.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme