BE-ja kërkon të mos ketë më vonesa për themelimin e Asociacionit

Brukseli ka kërkuar t’u jepet fund vonesave të mëtejshme sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin e parë të grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim-Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe shërbimit të jashtëm evropian, është kërkuar që Prishtina të fillojë punën në draftimin e statutit të Asociacionit, shkruan sot Koha Ditore. Diskutimi është zhvilluar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e cila ka hyrë në fuqi prillin e vitit 2016.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian, Komisioni Evropian dhe Kosova janë pajtuar mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura përbrenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Në këtë takim pjesëmarrësit kanë rishikuar progresin e bërë nga Kosova në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara, atyre të dala nga i ashtuquajturi dialog teknik, si dhe nga dialogu i nivelit të lartë. Fokus i veçantë i është vënë zbatimit të marrëveshjeve të arritura në gushtin e vitit 2015.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme