Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, nëse nuk ndani nga koha juaj disa minuta për pastrimin e gjuhës atëherë do të keni mjaft shumë probleme. Pastrimi i gjuhës duhet të jetë shprehi e zakonshme dhe shumë e rëndësishme e rutinës suaj.
Nga specialistët tregohet se ekzistojnë më shumë se 700 lloje të ndryshme të bakterieve, të cilat jetojnë në gojën tuaj. E dimë se jo të gjitha nga këto bakterie janë të dëmshme, por nëse bakteriet e këqija fillojnë të shumohen atëherë do të filloni të keni probleme të mëdha.
Mendojeni gjuhën tuaj si një sfungjer që tërheqë dhe përhap bakterie të shumta në gojë, prandaj pastrimi i kujdesshëm i saj është i domosdoshëm, transmeton KP.
Problemi më i zakonshëm nga kjo gjë është era e keqe e gojës. Bakteriet bëjnë përhapjen dhe shumimin e menjëhershëm dhe me vështirësi do të mund të trajtohet ky problem më vonë. Shkaku kryesor i kësaj gjëje janë grimcat e ushqimit të cilat nuk eliminohen plotësisht, kështu që është më mirë të filloni të keni kujdes për gjuhën tuaj menjëherë.
Zakonisht larja e gjuhës preferohet të bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse ndjeni se goja juaj është tharë, tentoni ta lani në mënyrë që të evitoni një gjë të tillë.