Pajisja elektronike e sekuestruar shtetasit izraelit Yoram Frig, është e mbështjellë me mister, për shkak se policë dhe prokurorë nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë se çfarë funksioni real ka kjo pajisje.
Pavarësisht kësaj grupi i hetimit është munduar të mësojë më tepër rreth poseduesit të kësaj pajisje, shtetasit Yoram Frig.
Ky i fundit nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe ka njohje për këtë vend. Nga verifikimet në sistemin Tims, të këtij personi, ka rezultuar se Frik për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2011.
Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite, por pas kësaj Frig ka mbërritur në Shqipëri dhe katër herë të tjera. Sipas të dhënave të sistemit Tims, ky shtetas ka hyrë në vitin 2014, 2015, dhe së fundi 2017.
Madje gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2014,51-vjeçari Yoram Frig, ka postuar dhe një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku sipas fotos mendohet se është në zonën e “Ali Demit” ose “Freskut” në kryeqytet. Kjo pasi mali i Dajtit ndodhet shumë pranë.
51-vjeçari me origjinë nga Izraeli rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael ç’ka shton dyshimet se ai ka njohur nga përgjimet apo nga survejimet në teren.
Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore. Kompanitë e tij quhen “Faturenet Holding corp” Oracle FLEXCUBE Know-How e regjistruar në ishullin e Qipros.
Ndërkohë në Izrael ky shtetas disponon dhe një kompani tjetër të quajtur “Investigation and Security”, ku duket se nëpërmjet kësaj kompanie ky shtetas jepte asistencën e tij, kundrejt personave të interesuar, shkruan Shqiptarja.com.
Me sa duket qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka qenë pikërisht dhe përgjimi i paautorizuar i personave të ndryshëm. Ka shumë gjasa që Frig, mund të jetë paguar nga ndonjë biznesmen Shqiptar, i cili i ka ofruar më pas asistencë në fushën e përgjimeve dhe deduktimin e pajisjeve përgjuese të instaluara brenda në godina.
Madje sipas Frig paisja elektronike këtë rol ka, që të gjurmojë dhe evidentojë pajisjet përgjuese që mund të instalohen në godina dhe jo vetëm. Por të gjitha këto pretendime të Frig, nuk janë besuar nga prokuroria dhe policia, të cilat kanë vendosur të njohin më nga afër pajisjen elektronike të dyshimtë.
Misteri i pajisjes, ja kush është izraeliti i ndaluar në Rinas
Shqiptarja.com ka zbuluar identitetin e shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese.
Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e ‘Panama Papers’ pak kohë më parë, pasi kishte llogari në parajsat fiskale.
Yoram Frig 51 vjec, nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi në Qipro dhe në Izrael.
Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike, ndërsa sipas policisë iu sekuestrua edhe një “IPHONE”.
ReportTv siguron ekskluzivisht pamjet kur shtetasi izraelit Yoram Fring shoqërohet nga komisariati i policisë së Rinasit në policinë e Tiranës.
51 vjecari Fring u shoqërua për në ambientet e izolimit të policisë dhe nga prokurori i Tiranës Ndini Tavani i cili po ndjek hetimet për dyshimet e një përgjimi të paligjshëm kryer nga Fring në Shqipëri nëpërmjet një pajisje kompjuterike që ai dispononte.
Izraeliti lidhje me një biznesmen shqiptar?
Sipas prokurorisë së Tiranës hetimi ka nisur për dy vepra penale: Ajo e përgjimit të paligjshëm kompjuterik dhe e shpërdorimit të detyrës.
Dhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë, prokuroria e Tiranës është duke hetuar dhe pistën e një lidhje të Fring me një biznesmen të njohur shqiptar.
51-vjecari me origjinë nga Izraeli rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael ç’ka shton dyshimet se ai ka njohur nga përgjimet apo nga survejimet.
Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore.
Fring është pyetur për disa orë si nga oficerët e policisë dhe prokurori Tavani, por ka refuzuar të jap një përgjigje në lidhje me pajisjen duke deklaruar se e ka thjesht një kompjuter personal.