O’Connell ofron mbështetje Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës

Ambasadori britanik Ruari O’Connell ka orfuruar mbështetjen e mëtejme për zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës, për këtë çështje të cilën dhe e ka lavdëruar punën e bërë nga Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Ai vuri në pah gatishmërinë e përkrahjes për shkak të mungesës së përvojës së Gjyqësisë së Kosovës lidhur me këtë fushë duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm që duhet të bëhet nga institucionet vendore në këtë drejtim.

Kjo mbështetje u bë e ditur sot në takimin e tryezës së rrumbullakët në të cilën është prezantuar Raporti vjetor i Fondit për të Drejtën humanitare.

”Sa i përket krimeve të luftës, është e dhimbshme për të gjithë neve që edhe pas 18 vitesh nga mbarimi i luftës, nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve, bashkëshortëve e fëmijëve u mungon e vërteta. Prandaj, duhet të japim përgjigje në pyetjet që sjellin të vërtetën. Nuk thuhet kot se Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’”, ka deklaruar Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme