Zyra e Veselit punëson gati gjysmën e stafit politik të Kuvendit të Kosovës

Në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë të angazhuar si staf mbështetës politik gjithsejtë 17 persona.

Këtë informacion e ka ndarë dje në Komisionin për Buxhet dhe Financa, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, pasi që është pyetur nga deputeti i Nismës për Kosovë, Enver Hoti.

Ndërsa në raportet e Kuvendit shihet se në përgjithësi staf mbështetës politik në Kuvendin e Kosovës janë në total 43 persona që në Buxhetin e vitit 2017 janë parashikuar të paguhen në paga dhe mëditje me 600.031 euro, raporton “Koha Ditore”.

Dje në komision për Buxhet dhe Financa është parashikuar nga sekretari Krasniqi që të punësohen edhe tridhjetë persona shtesë gjatë vitit 2018 në stafin mbështetës politik të Kuvendit të Kosovës, që do t’i kushtojë Buxhetit të Kosovës 162 mijë euro shtesë.

Fillimisht kosto ka qenë e planifikuar për 130 mijë euro, por anëtarët e komisionit kanë bërë lutje që mos të kenë asistentë, por këshilltarë/ekspertë, që ka pasur kosto shtesë prej 32 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme