Marrëveshja për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë marrëveshje kanë votuar vetëm 70 deputetë nga 81 sa ishin prezent, transmeton Kosovapress.
Opozita ishte kundër kësaj marrëveshje ndërsa ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj disa herë kërkoi që kjo marrëveshje të votohet.
Deputetët tani janë në pauzë për të hartuar një deklaratë në bazë të së cilës do të mund të arrihej pajtimi i deputetëve për ta votuar këtë marrëveshje.