MPB e shpërblen me tender kompaninë e cila e ofroi çmimin më të lartë

E enjte, 25 Gusht 2016 10:08  Sakte.net

Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) ka shpallur fitues të tenderit për “Furnizim me tabela” konsorciumin “G.S.G & KIG & KIG KGA” e ku vlera e ofertës ka qenë 1 milion e 477 mijë euro, edhe pse në garë ka pasur kompani që kanë ofruar çmim prej 552 mijë eurosh më të lirë

Kompania e cila ka ofruar çmimin më të lartë prej hiç më pak se 552 mijë eurosh sesa tri kompanitë tjera të cilat kanë qenë në garë është shpallur fituese e tenderit për “Furnizim me targa të automjeteve” për tre vjetët e ardhshme. Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur fitues të tenderit konsorciumin “G.S.G & KIG & KIG KGA” e ku vlera e ofertës ka qenë 1 milion e 477 mijë euro, edhe pse në garë ka pasur kompani që kanë ofruar çmim prej 552 mijë eurosh më të lirë, shkruan Zeri.

Mirëpo kontrata mes operatorit ekonomik të rekomanduar për kontratë dhe MPB-së nuk është nënshkruar ende, pasi të dy konsorciumet, të cilat janë cilësuar si të papërgjegjshme, kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesën në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në njoftimin e MPB-së të publikuar në faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), të publikuar më 8 gusht të këtij viti, thuhet se në këtë proces ka konkurruar vetëm një kompani, e cila edhe është shpallur fituese e këtij procesi të Prokurimit./zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme