Ambasadori amerikan në Tiranë rrëfen historinë rrëqethëse të një vajze të përdhunuar

Nga ekspozita e fotografive të titulluar “Të guximshme për ndryshim”, ambasadori amerikan Donald Lu, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim, ka rrëfyer historinë rrëqethëse të një vajze të përdhunuar që studionte në Itali për t’u bërë fizioterapiste dhe një grup djemsh jo vetëm e përdhunuan, por e rrahën për vdekje.

Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë thirrje sot shoqërisë shqiptare, veçanërisht grave, që të mos heshtin për dhunën seksuale dhe diskriminimin ndaj tyre.

Historia që ai tregoi kishte ndodhur në Indi, ku një rast i vetëm përdhunimi bëri që ky shtet të hartonte ligje të ashpra kundër dhunës ndaj femrave por mbi të gjitha, të ndryshonte mendësinë se gratë ishin viktimat dhe jo fajtori i dhunës.

“Më 16 dhjetor 2012, – tha Lu, – gjashtë burra përdhunuan në grup një vajzë 23-vjeçare që studionte për t’u bërë fizioterapiste. Ata jo vetëm e përdhunuan, por edhe e rrahën për vdekje. Mjekët punuan me ditë për ta shëruar; qeveria e dërgoi me avion edhe në Singapor, por ajo nuk mundi të jetonte. Para se të vdiste, këmbënguli të fliste me mediat për fatkeqësinë e saj. Pra, theu një kulturë që fajësonte viktimat dhe jo autorët.

Pas kësaj, qindra mijë protestues u mblodhën para zyrës së Kryeministrit në Indi për të kërkuar drejtësi.

Qeveria u përgjigj duke dërguar ligjin kundër dhunës seksuale. Sot India e ka këtë ligj. E gjithë kjo ndodhi për shkak të një vajze të guximshme që vendosi të mos ishte e heshtur.

Pata mundësinë të takohem me prindërit e një vajze që qeveria vendosi t’i jepte Çmimin e Gruas së Vitit.

Ishte një takim që nuk kam për ta harruar sepse prindërit ishin po aq të guximshëm sepse ata donin të siguroheshin se vdekja e vajzës së tyre kishte shërbyer për diçka.

Të gjithë ne duhet të dalim në mbrojtje të grave dhe vajzave dhe të kundërshtojmë diskriminimin. Si baba i një vajze më lejoni të përgëzoj rrjetin për punën që po bën për të kapërcyer dhe ndihmuar gratë e vajzat për të qenë të guximshme”, tha Lu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme