‘Blindohet’ Policia e Kosovës, blen 1.6 milion euro në jelekë antiplumbë (DOKUMENT)

Policët e Kosovës tash e tutje do të ndihen edhe më të sigurt. Ata në trupin e tyre do të kenë të veshur edhe jelekë antiplumbë.

Blerja e tyre këtij institucioni të sigurisë i ka kushtuar jo më pak se 1 milion e 600 mijë euro.

 

Furnizimin me këta jelekë do ta bëjnë tri kompani.

Policia e Kosovës do t’i shpenzojë 1 milion e 600 mijë euro që pjesëtarët e saj të jenë më të sigurt në punë, duke bartur me vete jelekë antiplumbë të brendshëm dhe të jashtëm.

Për blerjen e tyre Polica e Kosovës ka shpallur edhe tender publik.

Furnizimin më këta jelekë do ta bëjnë kompanitë “All zone shpk & Seyntex sa & Procpm shpk”, të cilat janë shpallur fituese në mesin e 6 kompanive.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanive fituese, që do ta zgjasë 36 muaj, do të nënshkruhet me datën 08.04.2017. /Express/

Image

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme