Dosja e Shefave XIX: Intervenimi i Grabovcit për kushëriun e kreut të Administratës Tatimore

Katër biseda të reja telefonike që sjell Insajderi, dëshmojnë edhe më tej fuqinë e Adem Grabovcit për të sistemuar dhe kontrolluar institucione të ndryshme të Kosovës. Në një rast, Hajdar Beqa, donte që sekretarin e Ibër Lepencit, të avancohej,në pozitën e anëtares së Borit të ndërmarrjes. Në një rast tjetër, Grabovci kishte ndikuar që një kushëri i deputetit të PDK-së, Naim Fetahu të punësohej në Aeroport.

Hajdar Beqa, ishte i interesuar që sekretarin e Ibrër Lepencit ta avancojë në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes publiket.

Njeriu, që kishte drejtuar një kohë të gjatë këtë ndërmarrje publike donte mendimin e mikut të tij të ngushtë, Adem Grabovcit, nëse Hajzeri mund të konkurronte për Bord të ndërmarrjes.

Beqa, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Paraprakisht, ai i kishte sistemuar bashkëshorten Grabovcit në ndërmarrjen që kishte drejtuar. Kjo dëshmohet me serinë serinë e VI-të të përgjimeve.

Grabovci, i kishte dhënë leje Hajzerit nëpërmjet Hajdar Beqës, që të konkurrojë, por nuk kishin garantuar se do të zgjidhej në pozitën e anëtares së Bordit.

 

Në serinë e XIXDosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të përgjuara telefonike. Të gjitha ato, dëshmojnë fuqinë vendimmarrëse të Grabovcit për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Beqa që e quan Grabovcin, “Shef”, nuk i bën presion që më çdo kusht Hajzeri të avancohet nga pozita e sekretares, në anëtare të Bordit të ndërmarrjes.

“Hej…, myti bre ky djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, dita e fundit, Hajzeri, m’ka thanë me t’vetë, a me kunkurru, a mos me kunkurru. Ajo u kanë sekretare aty, naj bord”, e pyet Beqa Grabovcin.

“Naj bord, lypi a me kunkuru diçka? Paj s’po di qysh e ka ata…, paj p’i thom burrë s’varet prej kti (Grabovcit v.j,.)”, thotë Beqa.

“Po de, normal”, ia kthen Grabovci.

“Qind për qind, s’mun t’garanton. Qishtu, hajde shihum”, përfundon Beqa.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte i interesuar për një person të quajtur Shemsi Fetahu. Ai i telefonon një personi të paidentifikuar, por që mbanë pozitë të lartë shtetërore, për ta pyetur se mos ia “kishte harruar Fetahun”.

Shemsi Fetahu është kushëri i Naim Fetahut, një zyrtar i lartë i PDK-së që ka mbajtur një kohë pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore. Aktualisht është deputet i kësaj partie në Kuvend.

Gjatë bisedës, Grabovci i thotë se është i angazhuar shumë për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, për të kaluar direkt tek rasti i Fetahut.

“T’kom thirr edhe niher me ta përsërit ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin… Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru”, i thotë Grabovci.

“Jo… vallahin s’e kom harru”, e garanton bashkëbiseduesi.

“Ani…, a ma ke zgjedhë hala”, e pyet sërish Grabovci.

“Unë, e kom përcjell…, se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë”, ia sqaron bashkëbiseduesi.

Grabovci i jep porosi që të interesohet për këtë rast.

“Hajt, kqyr t’lutem! Osht kusherini i Naimit, e ki parasysh… Naim Fetahut”, shton Grabovci.

Nuk dihet se për cilin institucion intervenon Grabovci, por Shemsi Fetahu, aktualisht punon në Aeroport Ndërkombëtar të Prishtinës.

Grabovcin e informonin kandidatët për procedurat që kishin ndjekur dhe deri ku kishte shkuar procesi. Mes tyre, Afrim Dautaj. Ai kërkon takim për këtë çështje. Miro, pasi Grabovci i thotë se është i zënë, Dautaj i tregon se intervistën me shkrim e kishte kryer dhe kishte mbetur edhe intervista me gojë. Grabovci i thotë që të mos shqetësohej se gjithçka në është në rregull.

“… Thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marrë kohë ma tepër. E kom kry qit intervistën me shkrim, tash veç me gojë. E me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri. Qit javë na kanë thanë”, tregon Dautaj.

“Hajt se n’rregull o… Hajt se s’ki nevojë për kurgja, n’rregull o”, e garanton Grabovci.

“Faleminders prej teje shumë, shef! Hajt kalofshi mirë”, e uron Dautaj.

Një tjetër person i kishte telefonuar Grabovcit për t’i treguar se emri i një personi nuk ishte në listën e të zgjedhurve për një instucion.

Arben Kabashi, e informon me habi Grabovcin, për këtë gjë.

“S’ka treja hiç. Dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç”, thotë Kabashi.

“Jo a”, habitet Grabovci për t’i treguar se edhe një personi të quajtur Fatmir, i kishte dërguar SMS. Gjithashtu, nuk dihet nëse e kishte fjalën për Fatmir Limajn, aso kohe ministër i Transportit.

“Hajt, nesër po kqyri, po interesona”, shton Grabovci.

“Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë”, ia kthen Kabashi.

 

Biseda e parë

Biseda e parë

Grabovci: Po, Hajdar?

Beqa: Alo, shef, ça bone?

Grabovci: Qe.

Beqa: Hej…, myti bre djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, e dita (nuk kuptohet) Hajzeri, m’ka thon me t’vetë, a me kukuru, a mos me kukuru, ajo u kon sekretare aty, naj bord.

Grabovci: A?

Beqa: Naj bord, lypi a me kunkuru diçka, paj s’po di qysh e ka ata, paj p’i thom burrë s’varet prej kti.

Grabovci: Po de, normal.

Beqa: Qind për qind, s’mun t’garanton, qishtu, hajde shihum.

Grabovci: Hajde.

 

Biseda e dytë

Kabashi: Alo, mirëmrama, m’fal Adem.

Grabovci: Alo.

Kabashi: Arbeni, Arben Kabashi, n’telefon.

Grabovci: Po, Arben.

Kabashi: Mos po t’pengoj naj sen. Ça i ki puntë?

Grabovci: Qe, mirë shnosh, Arben, ça i ki puntë?

Kabashi: Paj tu (nuk kuptohet) qishtu sen.

Grabovci: Ça ka tre ka ti?

Kabashi: Ka treja, s’ka treja hiç, dulën n’internet, po s’ka kurgjo more, s’dul emri i tinaj hiç.

Grabovci: Jo a?!

Kabashi: Jo vallahi.

Grabovci: Nejse edhe Fatmiri, ma kish pas qu ni sms.

Kabashi: Po.

Grabovci: Hajt, nesër, nesër po kqyri, po interesona.

Kabashi: Ani bre kqyr, kryma qit punë se, nuk o njeri që s’i plotëson tona burrë.

Grabovci: Okej, okej.

Kabashi: Hajde, kalo mirë.

 

Biseda e tretë

Grabovci: Përshëndetje.

X: Ku je zotëri Grabovci?

Grabovci: A je gjallë, a ku je a, si je a?

X: Vallain qe bre, nom rahat.

Grabovci: Ça i ki puntë?

X: Mirë, mirë, qysh je ti?

Grabovci: Mirë, shnosh rahat niher.

X: Çka po bon a, qysh po t’shkon a?

Grabovci: Vallain, kurgjo qishtu me punë të përditshme të…, ndërtimit të institucioneve të vendit edhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

X: Heheheh…

Grabovci: Hahaha…, çka po bon ti a je mirë?

X: Vallahi…

Grabovci: A je lodh, si ke kalu?

X: Jaa…, mirë mirë?

Grabovci: Te shpija mirë?

X: Mirë, mirë vallahi.

Grabovci: Ëëë…, t’kom thirr edhe niher me ta përsërit, ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin.

X: Ëhë…

Grabovci:Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru?

X: Joo… vallahin se kom harru.

Grabovci: Ani…, a ma ke zgjedhë hala?

X: Unë, e kom përcjell me me… se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë.

Grabovci: Hajt, interesohu jarani jem. Nuk priton a…?

X: A?

Grabovci: Nuk priton, mu interesu?

X: Jo, jo aspak.

Grabovci: Hajt, kqyr t’lutem, osht kusherini i Naimit, e ki parasysh.

X: Pe di, pe di.

Grabovci: Naim Fetahut.

X: Hajt, let shofim.

Grabovci: U bo shoqi.

X: Hajt.

Grabovci: Shneten, gjithë t’mirat, faleminderit shumë a.

X: Flm, hajt çao.

 

Biseda e katërt

Grabovci: Alo.

Dautaj: Shef, mirëmrama, Afrim Dauti, n’telefon, mos po t’pengoj.

Grabovci: Oo…, Afrim, tungatjeta.

Dautaj: A je mirë, a si je a?

Grabovci: Gjall, rahat.

Dautaj: Vallain, t’fort jeni boll, qysh jeni krejt? A jeni lodh a? A ka mundësi nesër, kur je i lirë, kur je i lirë nja pesë minuta te ju me ardh?

Grabvci: Pse?

Dautaj: Paj vallain, thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marr kohë ma tepër. E kom kry qit intervisten me shkrim, tash veç me gojë, e me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri, qit javë na kanë thanë.

Grabovci: Hajt se n’rregull o.

Dautaj: Ma mos me dal hiq a?

Grabovci: Hajt se s’ki nevojë për kurgj, n’rregull o.

Dautaj: Faleminders prej teje shumë, shef, hajt kaloshi mirë.

Grabovci: Hajt, çao, çao.

Dautaj: Hajt, naten e mirë, m’fal pash zotin.

Grabovci: Tung, tung./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme