Avokati Tomë Gashi ka përsëritur se nuk dihen emrat e atyre që do të akuzohen nga Gjykata Speciale.
“Por, nuk do të ketë imunitet askush, nga më i vogli e deri te presidenti i shtetit”, ka thënë ai për Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke shtuare se Bashkimi Evropian ka investuar për këtë dhe se ka me i shkua deri në fund kësaj pune.
. “Mundet me pasë të akuzuar edhe zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kosova me këtë gjykatë ka me u marrë 10 deri 15 vjet. Ajo do të merret edhe me krimet ekonomike”.