PSP-ja ashpër ka dënuar aktin e publikimit të kërkesave drejtuar deri tek institucionet të cilat janë pjesë e procedurave para-hetimore, dhe që kanë të bëjnë me persona ndaj të cilëve është hapur hetim për keqpërdorime të mundshme financiare. Reagimi i ekipit të Janevës vjen pasi deputeti Antonio Milloshoski publikisht I ka bërë publike kërkesat drejtuar deri tek Regjistri qendror dhe Agjensioni për aviacion civil.