Ibrahim Rugova kishte paralajmëruar për demarkacionin: Kufiri me Malin e Zi do të jetë pika e Qakorrit

Ish presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2002 ka deklaruar se kufiri me Malin e Zi do të jetë pika e Qakorrit.

Në takim me delegacionin nga fshatrat e Rugovës, të cilët i ka pritur për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e kufirit me Malin e Zi, ai citohet t’iu kishte thënë rugovasve se pika e Qakorrit do të jetë kufiri dhe përtej kësaj pike malazezët nuk kanë çka të kërkojnë, përcjell “zeri.info”.

 

“Në Qakorr, Kullë Moknave, Qaf dasmorëve dhe këto pjesë tjera, nuk do të preken, se është dhe ndarja natyrale dhe ka qenë kufiri përherë. Ne nuk mund të pretendojmë ne ato pjesë tjera që kemi pasur më përpara…,ato kanë shkuar nuk mundemi në këtë kohë çka të bëjmë. Por, njëherë për njëherë me Malin e Zi duhet të ketë raporte të mira. Dhe Mali i Zi besoj do ta njeh pavarësinë tonë të shtetit. Atëherë do të formohen komisione, një komision prej Kosove, një prej Malit të Zi, me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe kufiri në Qakorr…nuk do të kalojë këndej”, citohet të ketë thënë Rugova në këtë takim, raporton “zëri.info”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme