Spanja i konfiskon axhës së Assadit prona në vlerë 691 milionë euro

Policia spanjolle, në kuadër të një hetimi për spastrim të parave, ka bastisur sot prona dhe ka bllokuar dhjetëra llogari bankare, përfshirë disa që i takojnë apo që janë të lidhura me të afërmit e ish zv/presidentit të Sirisë, Rifaat Assad – xhaxhait në mërgim të liderin të tanishëm të Sirisë, Bashar Assad.

 

Policia e Gardës Civile e Spanjës ka thënë se bastisjet janë kryer në qytetet bregdetare në jug të vendit, Marbella dhe Puerto Banus, me ndihmën e policisë franceze. Kjo me kërkesë të gjykatësit të Gjykatës Kombëtare, Jose de la Mata, i cili është duke e udhëhequr hetimin e krimeve të spastrimit të parave të kryera nga një grup kriminal në këto dy qytete, transmeton Express.

Dy nga gratë e Rifaat Assad dhe gjashtë djemtë e tij janë në mesin e 15 personave që po hetohen.

Gjykatësi ka urdhëruar konfiskimin e më shumë se 500 pronave që janë në zotërim të Rifaat Assad dhe të afërmeve të tij, ka thënë gjykata në një komunikatë. Shumica e pronave ndodhen në Puerto Banus, një liman luksoz në Costa del Sol. Pronat, në vlerë prej 691 milionë eurove, përfshijnë edhe një pronë luksoze 33 kilometra katror në vlerë prej 60 milionë eurove.

Llogaritë bankare të 76 entiteteve ligjore, që përfshijnë kompani, fonde dhe truste, të cilat ishin në pronësi, të administruara apo të lidhura me Rifaat Assad dhe të afërmit e tij janë bllokuar.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar në këtë rast.

Në të kaluarën, Rifaat pati thënë se paratë ia kishte dhënë atij familja mbretërore e Arabisë Saudite./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme