iOS 10.3.1 sjell përmirësimin për problemin me WiFi

Apple para disa ditësh solli përditësimin iOS 10.3 të sistemit operativ, i cili paraqet azhurnim të rëndësishëm para platformës iOS 11.

Njëra nga gjërat të cilat Apple solli për sistemin operativ iOS 10 ishte edhe përmirësimi për disa lëshime të sigurisë.

Nëse keni marrë njoftimi në telefonin tuaj se duhet kryer përditësimin në iOS 10.3.1, atëherë këtë duhet ta bëni pasi ky azhurnim sjell lëshimin WiFi në pajisjet iOS, transmeton KosovaPress.

Në listën e ndryshimeve mund të lexojmë edhe ato për përmirësimin e gabimeve dhe sigurisë për iPad dhe iPhone. Megjithatë, versioni më i ri i platformës iOS zgjedh problemin me sigurinë e WiFi, i cili ishte zbuluar nga ana e një inxhinieri të Project Zero të Google.

Ndryshe, Apple aktualisht po teston përditësimin e ardhshëm iOS 10.3.2.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme