Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot diskutimet me ekspertë të ekipit të Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit dhe zëvendësdrejtorin Kevin Mitchel, për siç thotë ai, krijimin e vendeve të punës.
Veseli ka thënë se përkrahja amerikane për Kosovën është e rëndësisë thelbësore, sidomos për të varfrit.
MCC, ka thënë i pari i Kuvendit, do të jetë në katër vitet e ardhshme bosht i rëndësishëm i krijimit të vendeve të punës.
Ky takim i Veselit është në vazhdën e turit të ri me ekspertë që e kishte paralajmëruar javën e kaluar. Kryetari i PDK’së një tur tjetër dëgjimi e kishte bërë nëpër Kosovë muajin që lamë pas.