Drogë, armë dhe automjete luksoze, arrestohet shqiptari në Itali

Policia Italiane ka vënë në pranga ditën e sotme shqiptarin D.L 45 vjec me akuzën e trafikut të kokainës, armëmbajtje pa leje e grabitje.

Mësohet se në makinën e tij janë gjetur 44 kg kokainë, e konfeksionuar në 24 pako të fshehura në një vend të modifikuar të automjetit.

Analizat laboratorike kanë verifikuar se cilësia e kokainës ishtee mjaft e pastër e që do të sillte në treg një përfitim prej disa miliona eurosh.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në komunën e Guidonias janë sekuestruar rreth 150 mijë euro cash , 2 pistoleta, instrumente për konfeksionimin e drogës si dhe automjete luksoze, shkruan Ora News.

45 vjecari shqiptar ishte i njohur nga forcat italiane të rendit, i përfshirë kohë më parë në trafikun e lëndëve narkotike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme