Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, duke folur për një mocion të mundshëm mosbesimi të sjellë në Kuvend nga NISMA për Kosovës, ka thënë se ata në secilin rast janë kundër Qeverisë.
“Ajo çfarë po ndodh në institucionet e Kosovës, është se tani janë jofunksionale siç është Kuvendi”.
“Pushteti nuk i ka votat as për ligjet e zakonshme”.
“Numerikisht ata kanë 2/3 por këta numra nuk i kanë për Demarkacionin, Asociacionin dhe ligjet tjera”.
“Ata nuk i kanë numrat as nga Lista Serbe ndonëse ata kanë deklaruar se do t’i mbështesin, unë nuk besoj se Qeverisë do t’i kryejnë punë – as me ata nuk do ti kenë numrat”. Këto komente Selimi i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovë.
Kurse, Nisma për Kosovë ka bërë me dije se po planifikon të nisë mocion mosbesimi kundër Qeverisë. Nisma thotë se përfundimisht ka ardhur koha që të niset iniciativa parlamentare për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale . Sipas këtij subjekti, tashmë është dëshmuar se qeveria aktula ka dështuar në të gjitha planet.