Cory Levandowski ka qenë menaxher i fushatës së Donald Trump, gjatë zgjedhjeve vitin e kaluar në SHBA.
Ai tani nga mediat serbe cilësohet si një nder mbështetësit me të madh të shqiptarëve dhe pjese e lobit shqiptar në administratën e Trump.
Mediat serbe shkrimin në shkrimin e sotëm shpjegojnë për veprimtarinë e lobit shqiptar në administratën e Trump, përcjell Indeksonline.
Kompania ” Avenue strategies” pronë e ish-menaxherit të fushatës Donald Trump – Corey Lewandoëski, ka gjetur një treg të ri në fushën e lotimit, bëhet fjalë Kosovën dhe Shqipërinë ku ky i fundit javën e kaluar se bashku me Barry Bennett, u takuan me udhëheqësit kosovar dhe shqiptar në Tiranë.
“Është e njohur se shqiptarët e Kosovës që nga mesi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kanë përdorur shërbimet e agjencive lobuese për të arritur qëllimet e tyre separatiste. Me ndryshimet në krye të administratës së SHBA-së, tani shqiptarët e Kosovës kanë forcuar edhe më tej lobin e tyre tek republikanët, ku udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë, u takua javën e kaluar me Cory Levandowski dhe Barry Bennett, drejtor i kompanisë lobuese ” Avenue strategies”,”, shkruan mediat serbe.
Levandowski dhe Barry Bennett – dy drejtuesit e kompanisë sipas gazetës amerikane “Politika” janë afër arritjes së marrëveshjes me qeveritë më të vogla që do të ofrojnë shërbimet e lobimit në zyrën e presidentit amerikan, Donald Trump. Edhe ata janë duke mbajtur tashmë takime të rëndësishme me zyrtarë nga Shqipëria dhe Kosova. /Indeksonline/